Propozimi i Ramës/ Mbërrin në Presidencë për dekretim emri i Adea Pridenit në krye të Ministrisë së Antikorrupsionit

Adea Prideni

Adea Prideni

Ka mbërritur në Presidencë për dekretim emri i Adea Pridenit si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Tashmë pritet dekretimi nga ana e Presidentit, Bajram Begaj.

Një ditë më parë, kryeministri Rama firmosi propozimin për dekretimin e Pridentit në krye të ministrisë së re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën dhe Antikorrupsionin.

Adea Pirdeni ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë deri më sot.