Promovohet studimi i Maximilian Lambertz  / “Drama në teatrin shqiptar (1950–1963)”, pjesë e panairit të librit në Shkodër

maximilian lambertz

Në hollin e Teatrit “Migjeni” u zhvillua paraditen e së enjtes, promovimi i librit “Drama në Teatrin Shqiptar (1950–1963)” nga autori austriak Maximilian Lambertz.

Ky aktivitet u organizua nga Konsullata e Nderit e Austrisë në Shkodër, me ftesë të Konsullit Gjergj Leqejza.

Ky botim hedh dritë mbi një nga periudhat më të rëndësishme të zhvillimit të dramës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, duke analizuar shfaqjet, autorët dhe ndikimet kulturore që formësuan skenën teatrale të kohës. Studimi i Lambertz vjen si një kontribut i çmuar për studiuesit dhe artdashësit e teatrit, duke sjellë një perspektivë të huaj, por gjithashtu të thellë dhe profesionale mbi letërsinë dramatike shqiptare.

Promovimi u bë në kuadër të edicionit të parë të Panairit të Librit “Libri të ban të lirë”, i organizuar nga Katedralja e Shkodrës dhe që do të zgjasë disa ditë me aktivitete të shumta letrare, artistike dhe kulturore.