Promovohet “Edukimi në Islam”- Libri i dytë i autorit Besim Barbullushi ka në fokus arsimin

Në mjedisin e jashtëm të Xhamisë “Ebu Bekër”, Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit të ri të teologut shkodran, Besim Barbullushi, me titullin “Metodat e Edukimit në Islam, shembuj nga Profeti Muhammed (a.s)”.
Ky është botimi i dytë i autorit, pas atij kushtuar familjes, me një theks të veçantë këtë herë mbi rolin e arsimit në dritën islame.
Në këtë takim promovues, në mesin e atyre që morën fjalën, ishte Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.
Ai vlerësoi përmbajtjen e librit si një udhërrëfyes praktik dhe shpirtëror për edukimin e brezave të rinj.
Një moment simbolik ishte dhurimi i një sixhadeje nga Imam Sytari për autorin, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në fushën e dijes dhe edukimit islam.
Në përfundim të promovimit, pjesëmarrësve iu dhurua një kopje e librit.