Projekti për hyrjen e Shkodrës – IKMT nis aksionin për prishjen e disa ndërtimeve

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonat pranë brigjeve të lumit Drin dhe Bunë, në bashkinë Shkodër.
Ky aksion po zhvillohet në pikën e bashkimit të dy lumenjve Drin dhe Bunë.
Parashikohet prishja e dy objekteve 1 deri në 3 kate si dhe strukturave të tjera ndihmëse.
Forca të shumta policie kanë rrethuar 3 objektet pranë urës së Bahçallëkut, në afërsi të kryqëzimit të lumit Bunë dhe Drin.
Sipas IKMT, planifikohet vijimi i aksionit dhe në zona të tjera përfshirë struktura të paligjshme të vendosura në liqenin e Shkodrës. Këto aksione janë të domosdoshme dhe kontribojnë në menaxhimin e burimeve ujore, sidomos në drejtim të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet.