Projekti i hyrjes së Shkodrës / Punimet kanë arritur 48% të volumit total, ndërsa qytetarët e vlerësojnë atë

projekti i hyrjes ok

Në Shkodër po vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e urës së re të Bahçallëkut, një projekt ky i rëndësishëm infrastrukturor, që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të lidhë më mirë qytetin me zonat përreth.

Qytetarët e Shkodrës e vlerësojnë pozitivisht avancimin e punimeve, duke e konsideruar këtë projekt si një përmirësim të dukshëm të lëvizshmërisë dhe infrastrukturës së qytetit.

Sipas inxhinierëve që po mbikëqyrin punimet, deri tani është realizuar 48% e volumit total të projektit.

Aktualisht, po punohet për themelin e shpatullës së urës në aksin 9 dhe në mbistrukturën e urës në shpatullën e aksit 1.

 Po ashtu, vijon puna për përfundimin e pllakave të trotuarit te Harku i Berdicës dhe realizimi i shtresave asfaltike.

 Ky projekt është prioritar për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe infrastrukturës së Shkodrës, i ndërthurur me ndërhyrje të tjera që do t’i japin qytetit një hyrje moderne dhe dinjitoze.

projekti i hyrjes pune