Projekti i fshatit Shkjezë / Shkreli: Asfaltim i rrugës, hapje dhe betonizim i kanaleve
Pas më shumë se 30 vitesh, rruga e fshatit Shkjezë në Vau Dejës po rikonstruktohet.
Projekti përfshin edhe pastrim e betonizim e kanaleve kulluese .
Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Kristian Shkreli, i cili tha se investimi ishte kërkesë e vazhdueshme e banorëve të zones.
Nga projekti përfitojnë të paktën 1080 banorë. Këta të fundit thonë se asnjëherë nuk është investuar në zonë dhe kjo për shkak të ndasive politike,
Për shkak të bllokimit të vazhdueshëm të kanaleve, fshati Shkjezë është prekur vazhdimisht nga përmbytjet, ndërsa banorët e kishin thuajse të pamundur kalimin në rrugën e amortizuar.
Fillimvitin e ardhshëm, rruga dhe kanalet do të jenë shqetësim i shkuar për ta, duke lehtësuar qarkullimin si dhe punën e fermerëve.
