Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet në Malësinë e Madhe.
Ky investim përfshin rikosntruksionin e disa rrugëve që lidhin ndër mjet tyre pikat turistike të kësaj zone, projekt ky që mundëson përmirësimin e infrastrukturës së turizmit
Fshatrat Bajzë dhe Kosan që lidhen me pikën turistike Syri i Sheganit, janë identifikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si zona prioritare për planifikimin, projektimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve për zhvillimin e produkteve dhe infrastruktures turistike.