Projektbuxheti 2025, Kuvendi vijon sot debatin

Kuvendi vijon sot diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025, pas seancës maratonë të një dite më parë që zgjati mbi 12 orë.

Në nisje të punimeve të seancës së djeshme, kryeministri Edi Rama paraqiti projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku dhe njoftoi se bonusi për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë, do të trefishohet duke arritur në 150 euro, ndërsa për ata që kanë një pension mujor mbi 20 mijë lekë, do të dyfishohet duke shkuar në masën 100 euro.

Rama njëkohësisht njoftoi çeljen e një fondi pranë Bankës së Shqipërisë që do të përdoret për bonusin e pranverës së pensionistëve.

“Falë rritjes së qëndrueshme të ekonomisë, krijojmë një fond pranë Bankës së Shqipërisë qysh në dhjetor për një bonus të dytë për pensionistët, Bonusi i Ri i Pranverës”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se projektbuxheti për vitin 2025 materializon plotësisht objektivat kryesore të politikës fiskale, përmes një balance primare pozitive, reduktimit të borxhit publik, duke targetuar për vitin 2025 një nivel të borxhit prej 55.8% të PBB dhe një raporti produktiv midis huamarrjes totale neto të buxhetit dhe shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore, duke realizuar një balancë korente pozitive prej 3.6% të PBB-së.

“Sipas skenarit tonë bazë të programimit makrofiskal për vitin 2025, parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.9%”, deklaroi ministri Malaj.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike ngriti pikëpyetje nëse pas 12 buxheteve socialiste janë apo jo më mirë qytetarët shqiptarë.

Sipas saj, edhe pse flitet për rritje ekonomike, të vetmit që nuk e ndiejnë janë shqiptarët.

“A e ndiejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? A përkthehet në ekonomi në sektorët që luajnë rol më të rëndësishëm? Përgjigjja është jo. Shqipëria ka sot një prodhim të brendshëm bruto siç u tha 2.5 trilionë lekë, 25 miliardë euro dhe kontributi i sektorëve të ekonomisë në këtë rritje është vetëm nga një, ai i ndërtimit. Sektori i bujqësisë është 18% e PBB-së, nga viti 2021 është me rënie. Industria është po ashtu në rënie, 12.4%”, u shpreh Tabaku gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Kuvend.

Tabaku tha se në buxhet nuk ka asnjë moment ku parashikohet të ulet tatimi i punës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.