Lajme

Programi i BE për Arsimin, shefi i bashkëpunimit për Shqipërinë: Të rinjtë janë fokusi ynë

Këtë të hënë (10 shkurt) në Europe House në Tiranë, është prezantuar Qendra e Institutit Evropian të Novacionit e Teknologjisë (EIT) dhe njëherësh ka nisur edhe Fushata e BE-së për Arsimin.

Qendra e Novacionit, do të shërbejë që talentet dhe sipërmarrësit vendas të përfitojnë nga mundësitë që Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë ofron në arsim, sipërmarrje dhe inovacion.

Fushata e Bashkimit Europian për Arsimin, shpalos të gjitha programet e projektet, në të cilat qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë dhe përfitojnë në fusha të ndryshme.

Shefi i bashkëpunimit në BE për Shqipërinë, Hubert Perr tregoi rëndësinë e arsimit, por edhe zhvillimin e të rinjve si kapital njerëzor.

Sot çelëm fushatën e Bashkimit Europian për program BE për arsimin sepse të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është arsimi, por edhe zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe kjo si për çdo vend edhe për Shqipërinë. Siç e dini, Shqipëria ka ndërmarrë hapa tejet pozitive sa i përket anëtarësimit të saj për të hyrë në BE. Është në fakt një proces i cili kërkon shndërrimin e shoqërisë dhe pikërisht në këto hallka edhe arsimi është shumë i rëndësishëm dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor po ashtu. Dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu, në lancimin e kësaj fushate të programit BE-së për arsimin për të treguar sesa i rëndësishëm është arsimi për ne, por edhe zhvillimi i të rinjve si kapital njerëzor dhe që ata janë në qendër të vëmendjes që ne kemi në Shqipëri”, tha Perr.

Qendra e Novacionit, ndërton ura mes Shqipërisë dhe ekosistemeve novatore Europiane, duke nxitur bashkëpunimin mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe kërkuesve, duke synuar të nxisë potencialin novator të vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

16 hours ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

16 hours ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

16 hours ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

16 hours ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

16 hours ago