Programi bërthamor-Irani: Të gatshëm të rifillojmë bisedimet me SHBA-në nëse na plotësohen kushtet
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi pasurimin e uraniumit dhe programin bërthamor por vetëm në rast se do të përmbushen kushtet e tyre.
“Irani është i gatshëm të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që respektohen disa parime” është shprehur zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, një ditë para një takimi me fuqitë evropiane në Stamboll.
Diplomati iranian tha se bisedimet mund të rifillojnë për sa kohë që njihen të drejtat e Teheranit në bazë të Traktatit bërthamor dhe nëse Uashingtoni ndërton raporte besimi me Teheranin dhe garanton se negociatat nuk do të çojnë në veprime të tjera ushtarake kundër Iranit.
