Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është duke u zbatuar nga Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër.
Ky program, që aplikohet për herë të parë në këtë qytet, synon trajnimin e punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit dhe më pas punësimin e tyre në këto njësi.
Sipas drejtores së ZRP Shkodër, Rozafa Zmijani, ka një interes të shtuar, veçanërisht nga të rinjtë, për t’u përfshirë në programe të tilla punësimi.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Bashkinë e Shkodrës janë të regjistruar rreth 3,200 punëkërkues të papunë, ndërsa shifra reale mund të jetë edhe më e lartë. Në panairin “Work and Study”, të organizuar pak ditë më parë në Shkodër, Drejtoria Rajonale e Punës ofroi rreth 500 vende të lira pune, kryesisht në subjekte prodhuese që kanë paraqitur vendet e tyre të lira në portalin zyrtar puna.gov.al.
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar qartazi se nuk do të ketë një marrëveshje të ngjashme…
Beteja kundër emigracionit të paligjshëm e rrjeteve kriminale që e stimulojnë atë, si dhe lufta…
Kryeministri Britanik, Keir Starmer, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, e…
This website uses cookies.