Proda shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë së Lezhës dhe zv.drejtorin e Rendit: Performancë e dobët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, pas procesit të vlerësimit të performancës të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH.
Proda ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena, si dhe zv.drejtorin për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Në vend të tyre, është komanduar si Drejtor i DVP Lezhë, Kujtim Gjoka, aktualisht zv.drejtor për Hetimin e Krimit në këtë drejtori.
