Procesi “Maradona”, mesazhet tregojnë lidhjen intime mes psikologes dhe ish-futbollistit

psikologëve të Diego Armando Maradonës

Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri prej tyre nuk ka patur marrdhënie profesionale me pacientin e njohur.

Vetëm pak ditë më parë njëra prej partnereve të Maradonës, Veronica Ojeda, akuzoi publikisht psikologen që ndiqte babain e fëmijës së saj (Benji, 12 vjeç), për sjellje jo profesionale.

psiko2
Carlos Diaz

Në një moment të parë Agustina Cosachov ka mohuar gjithçka, por në një bashkëbisedim në “Whatsapp” me kolegun e saj Carlos Diaz, pranon të ketë patur marrëdhënie intime me Diego Armando Maradonën, lidhje që vetë psikologia e justifikon si pjesë e terapisë. Si Diaz edhe Cosachov janë mes tetë të dyshuarve për vdekjen e Maradonës.