Procesi i kanonizimit të martirëve – Lumnimi i 40 martirëve të fesë, rezultat i një pune gati 25- vjeçare

procesi i kanonizimit f

Me lumnimin e dy martirëve At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli, numri i tyre ka vajtur në 40.

Arqipeshkëvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra u shpreh për mediat se rruga e procesit të lumnimit po vijon për një tjetër meshtar: At Anton Harapin, teolog, filozof, sociolog dhe prozator.

Thirrja e Imzot Massafra-s vijon të jetë për gjetjen e eshtrave për një pjesë të martirëve të pushkatuar nga regjimi.

Lumnimi i martirëve shënon padyshim një moment historik për Kishën Katolike Shqiptare.

Ai është rezultat i një pune gati 25-vjeçare të Kishës dhe veçanërisht të Arqidioqezës Shkodër-Pult, të udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra.