Categories: LajmeSociale

Problemet e shëndetit mendor, Treska: Prindërit të jenë të kujdesshëm, ja sjelljet që s’duhen neglizhuar

Problemet e shëndetit mendor kanë marrë gjithnjë e më shumë zë kohët e fundit, kjo për shkak të rasteve të shtuara, pro edhe uljes së moshës kur një person preket nga këto probleme.

Dr. Valbona Treska, Presidente e Urdhrit të Psikologut, tha në studion e RTSH24 se pritej një shtim i rasteve të personave me probleme të shëndetit mendor pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së COVID, por theksoi se përpos këtyre, një tjetër shkak është edhe ngarkesa e lartë psikologjike në popullatë.

Kemi problematika të shtuara të shëndetit mendor. Kemi pritur pas pandemisë dhe tërmetit një bum të problematikave të shëndetit mendor sepse pandemia do ndikonte një pjesë të popullatës më sensibël ndaj shëndetit mendor. Përpos problemeve si shkak të pandemisë, kemi edhe një ngarkesë psikologjike mjaft të lartë të popullatës. Ne kemi thënë gjithmonë që nuk ka patur asnjëherë një depistim të mirëfilltë të situatës  lidhur me problemet e shëndetit mendor dhe kjo na bën të mos marrim politikat e duhura. Ka ardhur koha që duhet ta bëjmë këtë gjë, t’i japim më shumë vëmendje problematikave të shëndetit mendor”, u shpreh Treska.

Ajo theksoi se tashmë po kërkojnë ndihmën e psikologëve edhe të fëmijëve të moshës 10 apo 12 vjeç, që janë shumë të vegjël për të patur këto problematika. Sipas Treskës, prindrit duhet të tregohen shumë vigjilent në lidhje me ndryshime në sjelljen e fëmijëve, në mënyrë që të kapet në kohë problematika.

Në momentin që vihet re një sjellje ndryshe të fëmija, nuk duhet anashkaluar, çfarëdo  sjellje të jetë, psh. të qëndruarit vetëm, të mos paturit dëshirë për komunikim, për të mos frekuentuar shkollën apo kopshtin. Nuk bëhet fjalë për 2 ditë, por nëse sjellja vazhdon. Prindi duhet të ekzaminojë mirë sjelljen e fëmijës së tij për të kapur problematikën në kohë”, tha Treska.

Lidhur me uljen e moshës së personave që preken nga probleme të shëndetit mendor, Treska tha se ka një sërë arsyesh, duke renditur mes tyre teknologjinë dhe po ashtu edhe mënyrën jo të duhur të prindërimit.

Pjesa e teknologjisë është një problematikë absolute tek të vegjlit dhe paradoleshentët. Përpos kësaj ka dhe problematika lidhur me mënyrën e prindërimit. Prindër që nuk dinë të vendosin limite te fëmijët e tyre, duke dashur t’i plotësojnë çdo gjë i konfondojnë në limitet që duhet t’i vendosin dhe kur duan t’i vendosin një limit fëmijë që kjo gjë deri këtu shkon, nuk dinë si ta vendosin limitin. Po ashtu ka edhe një mori problemesh në ambientin social që i mbivendosen problematikave. Fëmija shkon në shkollë dhe i mbivendosen të gjitha problematikat e ambientit social që frekuenton, agresivitetin, bullizmin dhe këto e mbingarkojnë fëmijën. Ka prindër që vijnë dhe kërkojnë ndihmë për fëmijë që mund të kenë probleme me ankthin, me pagjumësinë, fëmijë të moshës 10-12 vjeç që janë shumë të vegjël për të patur këto problematika”, theksoi ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

23 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

24 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

1 day ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

1 day ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

1 day ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

1 day ago