Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Lezhës, po mbahet proçesi i primareve në Partinë Demokratike.
Qendrat e votimit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë hapur në oren 8 të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa numri i anëtarëve me të drejtë vote në të tre degët e PD është 7600 përsona dhe në garë janë 19 kandidatë.
Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë,Donika Ndoj, thotë se primaret janë në proces i rëndësishëm për këtë forcë politike, duke ftuar anëtarët që të bëhen pjesë e votimit për kandidatët që ata mendojnë për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Mes 19 emrave që garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës janë tre deputetet e kësaj force politike, Elda Hoti, Kastriot Piroli e Lindita Metaliaj, si dhe dy ish- kryetarët e PD-së në Lezhë dhe Mirditë ,Gjin Gjoni e Aleksandër Lala.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.