Prezantoi Fest 64, Salsano Rrapi: I lumtur që jam pjesë e historisë së Festivaleve të RTSH

salsano rr

Dyshja Salsano Rrapi dhe Arilena Ara u cilësuan si një nga elementët më të suksesshëm të Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, falë moderimit të tyre energjik dhe kimisë artistike në skenë.

Në Post Fest 64, Salsano Rrapi ndau emocionet e përjetuara gjatë katër netëve të festivalit, duke treguar se përpiqej t’i qëndronte korrekt skenarit, por nuk munguan edhe improvizimet.

Mund të ketë qenë skenari më korrekt që kam bërë në jetën time në moderim. Marrëdhënia jonë u shkriftua që në fillim, kam përshtypjen që u ndje që kishim një kimi jo të keqe. Jam i lumtur që jam pjesë e historisë së Festivaleve të RTSH. Është kompeticioni i vetëm në Shqipëri që ka 64 edicione pa u ndalur asnjë vit”, u shpreh Salsano Rrapi.

Ndërkohë, Arilena Ara nuk mundi të ishte e pranishme në Post Fest për shkak të një angazhimi në Azerbajxhan, por vlerësimet për të nuk munguan.

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i përgëzoi të dy prezantuesit për profesionalizmin dhe energjinë që sollën në skenë.

Mendoj që Salsano dhe Arilena, pas një background-i të gjerë artistik, i qëndruan stoikë kësaj skene. Kishin kimi, kishin batutën, na bënë të ndjehemi rehat. Unë i përgëzoj shumë sepse e ndjeva energjinë.”, tha këngëtarja.