Lajme

Prezantohet studimi i fizibilitetit të “Hekurudhës së Kombit” Durrës–Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tri korridoreve evropiane

Në Shkodër u prezantua këtë të hënë (14 prill) studimi i fizibilitetit të hekurdhës Durrës-Prishtinë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë teksa e konsideroi një moment historik për Shqipërinë tha se kjo hekurudhë do t’i japë një rëndësi të veçantë gjithë zhvillimit politik dhe gjeopolitik Evropës Juglindore.

“Nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi. Flitet për një nukël gjeopolitike, e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe ndërlidhjen europiane. Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonomi rajonale, por korridoret e infrastrukturës dhe ato energjetike nuk janë rajonale, janë europiane. Kjo hekurudhë do të lidhet përmes Korridorit të 8 përmes të gjitha akseve të tjera që janë bërë publike. Gjithashtu, do të lidhet dhe me Korridorin e 10, por nga ana tjetër prek edhe korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve evropiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin politik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore”, tha Balluku.

Në ceremoninë e rastit morën pjesë autoritete të larta shtetërore të dy vendeve, si dhe kryetarët e bashkive ku pritet të kalojë hekurudha, si Shkodra e Gjakova. Hekurudha do të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Përfitimi më strategjik është ai i shndërrimit të Portit të Durrësit në një qendër logjistike me ndikim rajonal, për të nxitur transportin për të gjithë Ballkanin Perëndimor në tregjet ndërkombëtare. Kjo e kthen Shqipërinë në një portë hyrëse për Kosovën, për rajonin, drejt Mesdheut dhe më gjerë, duke gjeneruar punësim, investime dhe rritje ekonomike të qëndrueshme. Nga ana tjetër, ky investim do t’i hapë një tjetër impuls strategjik ‘Portit të Thatë të Prishtinës’, i cili në këtë mënyrë do të shërbejë për një ndërlidhje me shumë palë të tregtisë në aspektin rajonal,” deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj.

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

9 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

9 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

9 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

9 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

11 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

11 hours ago