Prezantohet pishtari Olimpik i Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026

Dizajni i pishtarit Olimpik për Lojërat Dimërore Milano-Cortina u zbulua për publikun, 298 ditë para fillimit të eventit, që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.
Një video zbuloi për herë të parë pishtarët që do të kryejnë stafetën tradicionale që do të nisë më 26 nëntor 2025 nga qyteti i Olimpias në Greqi dhe do të përfundojë më 6 shkurt 2026 në Milano në mbrëmjen e ceremonisë së hapjes së Lojërave.