Prezantohen 2 projekte për Shkodrën – Sheshi i Xhamisë së Madhe dhe Muzeu “VDK” do të transformohen totalisht

prezantohen dy projekte rama

Në qytetin e Shkodrës do të fillojnë të zbatohen dy projekte të reja.

Ato janë prezantuar në hollin e Bashkisë, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama. Kryebashkiaku Benet Beci ka bërë edhe hapjen e takimit prezantues.

Para të pranishmëve, arkitekti i mirënjohur ndërkombëtarisht, Hezus Hernandez, ka prezantuar projektet transformuese për xhaminë e madhe në qendër të Shkodrës dhe atë të muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”.

Në mbyllje, kryeministri Edi Rama, i ka vlerësuar këto projekte si vlera të shtuara për Shkodrën, teksa ka shtuar se do të jenë edhe atraksione të reja për turizmin në këtë rajon.

Kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Benet Beci, kanë parë nga afër terrenet ku do të ndërhyhet për zbatimin e projekteve të reja për Shkodrën.

projekti te xhamia parruce