Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Hungari, pritet me nderime ushtarake nga homologu Sulyok

Presidentja Osmani vizitë zyrt

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar këtë të martë (17 qershor) drejt Hungarisë, ku është pritur në një ceremoni me nderime ushtarake nga homologu i saj Tamas Sulyok.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se vizita e saj në Hungari është tejet e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ne dobi të qytetarëve të Kosovës.

 “Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka deklaruar ajo.