Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë

Presidentja Osmani pritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj në Tokio, ku është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Gjatë bisedës me Nruhiton, presidentja Osmani ka vënë theksin te rëndësia e miqësisë e bashkëpunimit mes Kosovës e Japonisë, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Japonia ka dhënë ndaj popullit të saj.

“Gjatë këtij takimi të veçantë, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e miqësisë së thellë dhe marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës dhe Japonisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta si respekti dhe besimi i ndërsjellë, njofton zyra për informim e Presidencës.

Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë vendit tonë ndër vite”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje të takimit, Osmani falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i përcolli urimet më të mira popullit japonez për shëndet, mirëqenie dhe përparim të mëtejshëm.