Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Kevin Warsh,

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka emëruar Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale.

Në postimin e tij në Truth Social ku njoftonte emërimin e Warsh, Trump përshkroi arsyet përse përvoja e kaluar e Warsh do ta pajiste atë për të qenë një kryetar “i shkëlqyer”.

Ai ka kryer kërkime të gjera në fushën e Ekonomisë dhe Financës”, tha Trump, ndërsa ia atribuoi Warsh-it meritën për lëshimin e një raporti të pavarur drejtuar Bankës së Anglisë “duke propozuar reforma në zbatimin e Politikës Monetare në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Parlamenti miratoi rekomandimet e Raportit“, shtoi Trump.

Ai gjithashtu përshkruan qëndrimin e mëparshëm të Warsh në Rezervën Federale, herën e fundit si anëtar i bordit të guvernatorëve të Rezervës Federale midis viteve 2006 dhe 2011.

Emërimi i Trump vjen disa ditë pasi Rezerva Federale votoi për të mbajtur normat e interest, me kryetarin e saj aktual, Jerome Powell, që mbron rëndësinë e pavarësisë së bankës qendrore.

Të mërkurën, Rezerva Federale tha se do ta mbante normën e saj kryesore të kreditimit midis 3.5% dhe 3.75%.

Donald Trump e ka kritikuar shpesh Powellin për mos uljen e normave të interesit mjaftueshëm shpejt.

Prokurorët federalë hapën kohët e fundit një hetim penal mbi dëshminë që Powell dha në Senat në lidhje me rinovimet e ndërtesave të Rezervës Federale.

Powell nuk pranoi të komentojë mbi hetimin ndërsa foli të mërkurën, por tha se nëse një bankë qendrore humbiste pavarësinë e saj “do të ishte e vështirë të rivendoste besueshmërinë e institucionit”.