Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Moldavi, pritet me ceremoni shtetërore

Begaj vizi

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Moldavi, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia Maia Sandu.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan se Shqipëria mbështet Moldavinë si mike dhe partnere.

Shqipëria mbështet Moldavinë si mike dhe partnere në vlerat e lirisë, demokracisë dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen evropiane”, shkruan presidenti krahas pamjes nga pritja.

Presidenti Bajram Begaj, ka nisur këtë vizitë zyrtare treditore në Moldavi, me ftesë të presidentes Maia Sandu. Vizita, që do të zgjasë deri më 20 janar, synon të forcojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.