Presidenti Begaj dekreton ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluatjshme” me 5%

Presidenti Begaj dekre

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluatjshme” pas miratimit në Kuvend më 12 dhjetor me 72 vota pro të pr.ligjit.

Sipas këtij ligji norma e taksës për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është 5 %, normë e cila aplikohet në diferencën mes vlerës së re (aktuale të tregut) dhe vlerës së regjistruar më parë të pronës.

Kjo normë zëvendëson normat e mëparshme historike që në fushata të kaluara ishin 1 % dhe 3 %. Në praktikë, kjo do të thotë se nëse një pronë është regjistruar më parë me një vlerë nën çmimin aktual të tregut, tatimi për rivlerësim që pronari do të paguajë për të regjistruar vlerën e re të tregut është 5 % e këtij ndryshimi vlerësimi.

Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në datën 31 dhjetor 2026 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.