Premier League, Arsenali dorëzohet në kohën shtesë

Arsenali dorëzohet

Java e 15-të e Premier Ligës u hap me fitoren e Aston Villas ndaj Arsenalit. Kryesuesit e kampionatit anglez “u dorëzuan” në Birmingham në kohën shtesë, pasi u mundën 2-1 nga vendasit e drejtuar nga ish-trajneri Unai Emery.

Cash theu barazimin për ekipin vendas në minutën e 36-të, Trossard e rivendosi barazimin në minutën e 52-të dhe Buendia vendosi fatin e ndeshjes me golin e shënuar në minutën e 95-të.

Aston Villa merr një fitore të çmuar dhe tashmë qëndron vetëm 3 pikë pas “topçinjve” në renditjen e Premier League.

Edhe Manchester City synon të përfitojë nga kjo ndalesë e Arsenalit, pasi do të ketë një mundësi për të ngushtuar diferencën në renditje: një fitore kundër Sunderland do ta çonte Guardiolën vetëm dy pikë larg Artetas.