Premier League 2025-2026/ Caktohet kalendari i ri, United, Arsenal dhe City me start “ferri”

Premier League 2025 2026

Federata e Futbollit ka vendosur sot kalendarin e ndeshjeve të Premier League për sezonin e ri. Kështu në pesë javët e para United i Amorim do të ketë një detyrë të vështirë pasi do të ndeshet me Arsenal (Java 1), City (Java 4) dhe Chelsea (Java 5).

Start të vështirë e pret edhe City i Guardiola-s, pasi do të ndeshet me Tottenham (Java 2), United (Java 4) dhe Arsenal (Java 5). “Topçinjtë” do të nisin fushatën e tyre në “Old Trafford” ku i pret United (Java 1), më tej në javën e tretë do të udhëtojnë drejt “Anfield Road” ku i pret Liverpool dhe më pas në javën e pestë do të presin në “Emirates”, City-n e Guardiolës.