Lajme

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u shijua siç duhet pasi të besuarit e Kompani nuk arritën që ta siguronin vetë (duke barazuar me Lajpcigun). Kështu u desh edhe barazimi i Leverkusenit në Frajburg që rekordmenët e gjermanisë të siguronin matematikisht triumfin e 34-rt.

Në historinë e Bajernit kjo ishte hera e katërt që festonte titullin nga… divani. Për herë të parë bavarezët shijuan titullin nga shtëpia në javën e 32-të të sezonit 1988/89. Bajerni mundi Bayer 05 Uerdingen 5-0 të shtunën, por tifozëve u desh që të prisnin tri ditë për të parë se çfarë do të bënin rivalët e Këlnit, të cilët barazuan të martën 0-0 me ekipin e Shtutgarter Kikers (zbritën një kategori më poshtë).

Triumfi tjetër i festuar nga shtëpia është ai i sezonit 2014/15 në javën e 30-të kur rivallët më të afërt të bavarezëve, Volfsburg humbën 1-0 me Gladbahun. Me vetëm katër ndeshje ende për tu luajtur diferenca mes Bajernit (mundi 1-0 Hertën të shtunën) dhe Volfsburgut ishte plot 15 pikë. Gjashtë vite më vonë Bajerni do të festonte titullin pa luajtur takimin e vet në program për javën e 32-të pasi Borusia e Dortmundit mundi 3-2 ekipin e Lajpcigut. Në sezonin 2020/21 festa e Bajernit ishte e veçantë pasi në ndeshjen kundër Gladbahut e dinte se kishte fituar titullin dhe i shënoi plot gjashtë gola ekipit rival.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

12 minutes ago
“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

36 minutes ago
“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur për herë të parë…

44 minutes ago

Një libër për adoleshentët – “Labirint në tru” për sfidat e rinisë në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”

Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i…

1 hour ago

Turistët e huaj të dashuruar me Shkodrën – “Jemi të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit”

Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…

1 hour ago

Spahia: Familja në krizë / Kandidati i PD- ASHM:  Ta ndëshkojmë me votë qeverinë, shkaktarin e kësaj plage

Me kryefamiljaret shkodrane, ato që janë kolona kryesore e familjes, e zhvilloi takimin e radhës…

2 hours ago