Pranga malazezit 51- vjeçar / Procedohen penalisht edhe disa persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
Policia e Shkodrës njofton se ka vënë në pranga një shtetas malazez, 51- vjeçar. Arrestimi I tij u bë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjatë 24 orëve të fundit, ka patur procedime penale për disa shoferë, të cilët në drejtim të mjeteve të tyre, kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
– Në aksin Shkodër- Mjedë, një motomjet I drejtuar nga një 72 vjeçar, ka goditur nga pas automjetin me drejtues një shtetas 58 vjeçar. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.
-Po ashtu, në aksin Shelqet- Pistull, një 73- vjeçar, duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, është vetërrëzuar. Si pasojë, ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
-Procedimi penal ka nisur edhe për një shtetas 40- vjeçar, i cili, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues drejtues një shtetas 31 vjeçar, dhe më pas është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas 39 vjeçar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy shtetas, të cilët morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-Në procedim penal është dërguar edhe një 40- vjeçar, pasi në hyrje në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Muriqan, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në çantën e dorës iu gjet një sasi monetare euro, të padeklaruara.
