Prag Vllaznia-Daugavpils në “Studio Sport” / Në fokus edhe Boksi, Futsala dhe Basketbolli

studio sport 10 korrik

Sfida evropiane e Vllaznisë, e cila në turin e parë përballet në stadiumin “Elbasan Arena” letonezëve të Daugavpils e vlefshe për raundin e parë kualifikues të Conference League, ka marrë vemendjen kryesore të emisionit “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra.

Suksesi i ekipit Tërbuni Boks, kampion kombëtar për vitin 2025, është komentuar në studio nga trajneri Emiliano Çekini.

Ndërkohë, drejtori teknik i Vllaznia Futsal, analizoi pjesëmarrjen e kuqebluve në Ligën e Kampioneve të Europës.

Pjesë e këtij emisioni ishte Kampionati Evropian i Basketbollit U16 që po zhvillohet në Shkodër dhe përgatitjet e Kombëtares U18 me trajnerin Klaudio Ndoja, që po stërvitet në Shkodër.