Postonte foto me emrin e një gruaje / Nis procedimi penal ndaj 54-vjeçarit banues në Itali
Një 54-vjeçar banues në Itali, është proceduar penalisht, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.
Sipas policisë, shtetësi në fjalë ka hapur llogari false në rrjete sociale me të dhënat e një 54-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar një 25 vjeçare, se djali i saj 3 vjeç, është dëmtuar në qafë, gjatë kohës që ka qenë në çerdhe.
Ndërkohë, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 64- vjeçar banues në fshatin Stajkë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua furnizim i paligjshëm me energji elektrike, në biznesin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
