Post Fest 64- Belioza Çoku: Sfida e madhe e producentit është komunikimi me artistët
Festivali i 64-të i Këngës në RTSH nuk solli vetëm suksese dhe emocione, por edhe sfida të shumta. Në Post Fest 64, producentja Belioza Çoku ndau përvojën e saj, duke theksuar se një nga sfidat më të mëdha mbetet komunikimi me artistët, për shkak të botës së tyre krijuese dhe ritmeve të veçanta.
“Sfida më e madhe e një producenti është që të sigurohet dhe të flasë të njëjtën gjuhë me zemrën e projektit, që është regjia dhe skenografia – mënyra e vetme për të folur me publikun. Nga ana tjetër, energjia e përbashkët me moderatorët që artikulojnë verbalisht këtë sipërmarrje është po aq e rëndësishme. Pas kuintave, duke pasur parasysh që janë artistë, sfida e bashkëpunimit me ta do të jetë gjithmonë prezente, sepse janë më emocionalë dhe kanë ritme të tjera të rutinës së tyre ditore dhe të komunikimit,” u shpreh Çoku.
Ajo shtoi se puna gjigande që bëhet prapa kuintave është e jashtëzakonshme, ndërsa roli i producentit është të amortizojë energjitë e ndryshme të stafit dhe artistëve për të sjellë një produkt të suksesshëm në skenë.
