Policia “mësyn” Komanin / Procedohen penalisht 5 shtetas për aktivitet fitimprurës të paregjistruar

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit operacional “Komani”, kanë ushtruar kontrolle në kalatën dhe në liqenin e Komanit, për verifikimin e aktiviteteve që kryhen në këto hapësira.
Nga kontrollet u konstatua se:
– shtetasi R. N. transportonte vizitorë, me varkë, në liqenin e Komanit, pa e regjistruar këtë aktivitet në organet tatimore;
– shtetasit L. M. dhe E. Q., po trasnportonin secili, 50 vizitorë, me varka, në liqenin e Komanit, pa i pajisur ata me kuponë tatimorë për këtë shërbim;
-shtetasit Z. D. dhe F. D. kishin zënë një pronë publike dhe e kishin kthyer në vend për parkimin e automjeteve, me pagesë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj 5 shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Fshehja e të ardhurave”.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve.
Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.