Policia e Shtetit forcon standardet, laboratorët shkencorë pjesë e rrjetit evropian

Policia e Shtetit forcon stan

Policia e Shtetit ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt profesionalizmit dhe besueshmërisë, me anëtarësimin zyrtar të Institutit të Policisë Shkencore në ENFSI (European Network of Forensic Science Institutes), rrjetin prestigjioz europian që bashkon laboratorë dhe institucione forenzike.

Ky zhvillim, i miratuar më 18 dhjetor 2025 pas një auditimi të detajuar, forcon reputacionin e Policisë së Shtetit si një strukturë moderne dhe e harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian.

Një tjetër hap drejt profesionalizmit dhe besueshmërisë është shënuar nga Policia e Shtetit.

Instituti i Policisë Shkencore është bërë zyrtarisht pjesë e ENFSI (European Network of Forensic Science Institutes), rrjetit europian që bashkon laboratorë dhe institucione forenzike nga vendet e Evropës.

Procesi i anëtarësimit nisi me aplikimin e Institutit në vitin 2025, vijoi me një auditim të detajuar në nëntor 2025 nga bordi drejtues dhe u finalizua me aprovimin zyrtar më 18 dhjetor 2025.

Ky anëtarësim përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e cilësisë, besueshmërisë dhe profesionalizmit të punës së Institutit të Policisë Shkencore, duke siguruar harmonizimin e metodave dhe standardeve me laboratorët homologë në Evropë. Ai rrit pranueshmërinë ligjore të rezultateve në gjykata dhe mundëson bashkëpunim ndërkombëtar në raste hetimore komplekse.

Instituti po punon vazhdimisht për akreditimin e laboratorëve sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025, duke garantuar standarde të larta teknike dhe cilësi në analizat forenzike. Anëtarësimi në ENFSI ofron gjithashtu mundësi për trajnime dhe zhvillim profesional të ekspertëve, duke rritur kapacitetet teknologjike dhe ekspertizën shkencore.

Ky sukses thekson vizionin dhe prioritetet e Policisë së Shtetit, si dhe përkushtimin e Institutit të Policisë Shkencore për standardet më të larta profesionale e shkencore, duke forcuar reputacionin e tij si një institucion modern dhe i besueshëm në nivel ndërkombëtar.