Policia e Shkodrës: Segmenti Bogë-Qafë Thore-Theth do jetë i bllokuar deri nesër në mëngjes, s’lejohet qarkullimi

boge theth

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.

Sipas policisë, ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes dhe kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore”, theksohet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia ka bërë apel që drejtuesit e automjeteve të ndjekin shërbimet policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, si dhe telefonojnë në 112.