Policia Bashkiake shpërndan ujë / Beci: Një gjest sa human aq edhe sensibilizues për të gjithë

Në këto ditë me temperatura të larta, uji i freskët është mënyra më e mirë për ta përballuar të nxehtin.
Me këtë ide, Policia Bashkiake e Shkodrës ka shpërndarë shishe uji për kalimtarë të rastësishëm në rrugët e qytetit.
Lidhur me këtë nismë, ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku Benet Beci.
“Një gjest sa human aq edhe sensibilizues për të gjithë.
Efektivët e Policisë Bashkiake pranë banorëve të Shkodrës, duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme.
Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan qytetari i parë i Shkodrës në rrjetet sociale.