Lajme

“Po tentohet përdorim politik i tregtarëve” – Bashkia Shkodër reagon pas vizitës së drejtuesve të PD në tregun e Rusit

Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas vizitës së drejtuesve të PD- së lokale në tregut e Rusit, ku kanë bashkëbiseduar me tregtarët lidhur me shqetësimin e tyre për rritjen e tarifës.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Bashkia Shkodër thotë se ky reagim vjen për shkak të përdorimit politik që po tentohet t’u bëhet tregtarëve të Rusit, të cilët kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër pretendimet e tyre për tarifën e shfrytëzimit të tregut të rikonstruktuar në zonën e Rusit.

“Sqarojmë opinionin publik se Bashkia Shkodër është në dijeni të kërkesave që ata kanë dhe është në diskutime me ta për të gjetur një zgjidhje për pretendimet e tyre.

Duam t’ua rikujtojmë edhe funksionarëve politikë që kanë reaguar gjatë ditës së sotme se tarifa për shfrytëzimin e tregut të Rusit është miratuar në paketën fiskale të vitit 2023 dhe nuk është një tarifë e re e vendosur rishtazi për këtë treg.

Ajo çfarë sot u ofrohet tregtarëve, por edhe konsumatorëve të Shkodrës, është një standard i ri në ofrimin e produkteve në tregjet e tregtarëve të frutave dhe perimeve, për vetëm 250 lekë në ditë, që përfshin ruajtjen, energjinë elektrike, pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtyre ambienteve të këtij tregu, i cili mund të shfrytëzohet jo më deri në orën 16:00, por deri në orët e vona të mbrëmjes.

Tarifa e propozuar është bazuar mbi një plan financiar për ofrimin e shërbimit për tregtarët dhe qytetarët e Shkodrës, të cilët i mbajnë mend shumë mirë kushtet në të cilat ndodhej ai treg, më kryesori i qytetit të Shkodrës”, – thuhet, mes të tjerave, në deklaratën e Bashkisë Shkodër.

Blerti Delija

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

4 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

4 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

4 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

8 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

8 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

8 hours ago