Lajme

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që ka futbollit i ditëve të sotme si dhe la të kuptohej se kishte ende dëshirë që të jepte kontributin e tij në botën e futbollit, por jo në vijën e parë. Tani 69-vjeçari preferon të kujdeset për bistron e tij në Marsejë. Megjithatë, në fillim të marsit, ish-shefit të UEFA-s do t’i duhet të paraqitet sërish në gjykatë në Muttenz pasi akuzohet se ka marrë ryshfet. Bëhet fjalë për dy milionë franga zvicerane që presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter, thuhet se i kishte paguar në vitin 2011. Në vitin 2022, zvicerani dhe francezi u shpallën të pafajshëm por zyra e Prokurorit Federal pranë FIFAs apeluan këtë vendim.

Platini është i qetë për këtë proces. Por ai është kritik për atë që po ndodh në futbollin botëror. “Drejtuesit e FIFA-s mendojnë vetëm për paratë. Por futbolli është diçka tjetër, është filozofi”, ka thënë Platini në një intervistë për gazetën “SonntagsZeitung”. Ai i referohet edhe shefit zviceran të FIFA-s, Gianni Infantino. “Ai është një person që e do me të vërtetë futbollin. Ai është gjithashtu një punëtor i zellshëm. Por unë mendoj se ai do paratë dhe pushtetin më shumë se futbolli. Shoqërohet me njerëz që i kanë të dyja, kjo është normale”, tha Platini, i cili nuk është i befasuar nga afrimiteti mes 54-vjeçarit me presidentin amerikan Donald Trump.

Futbolli po vuan sot nga numri i madh i ndeshjeve dhe këtë mungesë vëmendjeje përballë kështij problemi Platini e shpejgon kështu: “As Blatter dhe as Infantino nuk mund të godasin dot topin. Ata nuk kanë qenë kurrë në një klub, një ligë apo një shoqatë. Ata janë administratorë të zotë, të cilët ia dolën të kishin sukses… falë kompromiseve. Më pas u zgjodhën në kryeb të FIFA-s dhe tani respektohen. Nuk ka mbetur asnjë futbollist në organet drejtuese të futbollit dhe ky është problemi”.

Blerti Delija

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

16 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

16 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago