Lajme

Platforma globale për energjinë e pastër, Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week – ADSW), udhëtoi të martën drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri Rama do të marrë pjesë në sesionin plenar me temë: “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”.

Mbrëmjen e të martës, Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të ADSW, bashkë me krerë të shteteve dhe liderëve botërorë, politikëbërësve të lartë dhe specialistëve të industrisë, dhe në mbrëmjen gala të Çmimit Zayed Sustainability, një çmim që nderon trashëgiminë humanitare dhe të qëndrueshme të babait themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, që u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave jofitimprurëse dhe shkollave të mesme globale me zgjidhje të qëndrueshme ndikuese, inovative dhe frymëzuese.

Deri më sot janë nderuar me këtë çmim 117 fitues, nëpërmjet të cilëve tyre është transformuar jeta e 384 milionë njerëzve.

Kryeministri do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve si: “Korniza e partneritetit strategjik trepalësh për energjinë dhe infrastrukturën” e lidhur ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës Italiane dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara, në fushën e bujqësisë dhe të financave.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Java e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025 është një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.

Për më shumë se 15 vjet, ADSW ka bërë bashkë vendimmarrës nga qeveritë, sektori privat dhe shoqëria civile për të çuar përpara axhendën globale të qëndrueshmërisë përmes dialogut, bashkëpunimit ndërsektorial dhe zgjidhjeve me ndikim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…

6 hours ago

Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…

6 hours ago

Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…

6 hours ago

Tottenham- Manchester United në RTSH, sot kurorëzohet “mbretëresha” e Europa League

Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…

7 hours ago

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…

8 hours ago

Vermosh, në zemer  të Alpeve – Turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi  është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…

8 hours ago