Plani i Rritjes, Shqipëria merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria merr pjesë

“Rikthehen takimet e liderëve te Ballkanit Perëndimor, si një mundësi për koordinimin e veprimeve në kuadër të “Plani i Rritjes”, për një vlerësim për hapat e ardhshëm dhe komunikimin mes tyre.

Kryeministri Edi Rama do t’i bashkohet Samitit të Ballkanit Perëndimor për Rritjen, një ngjarje e rëndësishme politike që mbledh liderët e rajonit për të diskutuar mbi stabilitetin, unitetin dhe të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama pritet të jetë pjesë e panelit kryesor: “Vlerësim i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij. Diskutim mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën e parë”(Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe Autostrada e Tregut të Përbashkët dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal”

Aktivitetet zyrtare nisën sonte me një darke zyrtare te shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski.

Darka, një format liderësh vjen në kuadër të konsultimeve për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përgatitjen për punimet e samitit të nesërm.

Liderët e gjashtë vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e BE, komisionerja Marta Kos, do të diskutojnë me BE-në ne lidhje me planin e zgjerimit që përfshin mbështjeje edhe financiare për BP drejt integrimit Evropian. 

Samiti do të çelet nga Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, znj. Marta Kos.

Në sesionin e parë të punimeve, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalë të shkurtër, ku pritet të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe implementimit të Planit të Rritjes, me fokus në zhvillimin ekonomik, turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe ndërlidhjen me tregun e përbashkët rajonal.

Ndërkohë, pas sesioneve plenare, do të zhvillohen takime bilaterale.

Ky Samit konsiderohet si një moment kyç për të rritur kohezionin politik dhe ekonomik në rajon, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria pritet te përthithe në total rreth 920 milion Euro grante dhe kredi deri ne 2027 nga plani i rritjes prej 6 miliard euro i venë ne dispozicion nga BE. Infrastruktura e gjelbër dhe digjitale; Rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve; Integrimi në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe atë të BE-së; Reforma për sundimin e ligjit dhe qeverisjen janë drejtimet që do financohen nga ky plan.

Në fazën e parë ne 2025 do të përthithen rreth 64.5 milion euro.