Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 22-vjeçarin, autor të plagosjes së një personi me armë zjarri në 23 dhjetor të 2024-ës.
22-vjeçari u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, ndërsa gjatë kontrollit fuzik iu gjet pistoletë me municion.
Kujtojmë se i riu në dhjetor të vitit që lamë pas gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, plagosi me armë zjarri një person.
Ai ndodhej në arrati prej më shumë se 1 muaji, ndërsa ishte me masë sigurie “Arrest në burg”.
“Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.
Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B.”, thuhet në njoftim.
Organizata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka hartuar një listë me 10…
Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një shumicë të re parlamentare, ku Partia Socialiste siguron…
Historitë e ish-të dënuarve politik në burgun famëkeq të Spaçit nga sot mund të aksesohen…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Kursantët e Studimeve të Larta…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për…
Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988…
This website uses cookies.