Pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 36.27% e zgjedhësve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit zyrtare, për pjesëmarrjen në votime në shkallë vendi deri në orën 16:00.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 16:00 kanë marrë pjesë në votime 36.27% e zgjedhësve.
Me përqindjen më të lartë është Dibra ku kanë votuar 43.24% e zgjedhësve, pasuar nga Tirana me 41.39%, Kukësi me 40.37%. Me përqindjen më të ulët deri tani është Vlora me 25.19%. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në 55 qendrat e votimit, deri në orën 22:00.
Për këtë kërkesë do të mblidhet edhe Komisioni Rregullator.
