Pickimet nga insektet / Tafa: Ka pasur raste, por jo me rrezik për jetën

Situata virale në njësinë administrative Rrethina vijon të jetë e qetë megjithatë nuk kanë munguar rastet kur qytetarët i janë drejtuar ambulancave për ndihmë mjekësore.
Mes këtyre situatave vijon të jenë prezente edhe pickimet e ndryshme për të cilat deri më tani, sipas mjekes Edona Tafa, nuk ka patur raste kërcënuese për jetën.
Stafi mjeksor për evitimin e situateve prej javësh ka ndërmarrë një plan masash kryesisht ndërgjegjesuese ndaj banorëve për të mos qëndruar në diell gjatë pikut, si dhe hidratim sa më të mirë.
Po ashtu, janë bërë edhe zhvendosje të orareve të vizitave.