Categories: KulturëLajme

Peter Stam në Shqipëri, autori i mbi 1,5 milionë librave të shitur bashkëbisedim me lexuesit

Peter Stam një nga autorët më të njohur bashkëkohorë ka qenë në një takim me lexuesit e tij në Tiranë në qendrën kombëtare të librit . Stam tregon se është mahnitur nga numri i madh i lexuesve të librave të tij.

“Jam i lumtur për lexuesit e mi në Shqipëri, jam munduar përmes librave të mi të përçoj mendimet e mia të cilat lexuesit i kanë përcjellë sipas mesazhit që ata kanë menduar dhe kjo është shumë e bukur për një shkrimtar”, është shprehur Stamo.

Në shqip ai është përkthyer me dy libra, përkatësisht “Agnesa” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës” nga përkthyesja Ana Kove.

“Kemi këtu midis nesh autorin mbase më të rëndësishëm të mënyrës së re të tregimit dhe të rrëfimit dhe me këtë sens mendimi im në këtë histori apo tregim ishte deciziv”, tha përkthyesja Ana Kove.

Me mbi 1.5 milionë libra të shitur dhe i përkthyer në rreth 40 gjuhë ai është padyshim një nga autorët më të suksesshëm dhe më të dashur sot.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Lule dhe këngë në QKF “Kujtim Alija”- Fëmijët sjellin kurora për Festën e Luleve

Kursi i arteve dhe zejeve, nën drejtimin e mësueses Stela Toska, ka sjellë një risi…

13 minutes ago

Muzeu që dëshmon krimet e komunizmit – Turistët e huaj: Impresionuese, mësuam një pjesë të identitetit të Shkodrës

Çdo vit e më tepër Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër po tërheq vëmendjen…

16 minutes ago

“Vulosi” fitoren e Interit, Asllani në formacionin e javës në Serie A

Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në suksesin e Interit përballë Veronës në fundjavë, pasi shënoi…

34 minutes ago

Napoli “3 hapa” larg titullit, Conte synon një rekord të veçantë

Pas titullit të fituar me Juventusin dhe pas atij me Interin, nëse do të fitonte…

37 minutes ago

Inter-Barcelona, pjesëmarrja në finalen e Mynihut vlen 18.5 mln €

Përtej aspektit sportiv finalja e Mynihut këtë sezon vlen shumë për ekipet për shkak të…

39 minutes ago

“Final 4” në RTSH, përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e madhe të 12 majit

Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, e…

42 minutes ago