Përurohet Xhamia e Plumbit – Monumenti i rrallë i rikthehet i rikonstruktuar besimtarëve dhe vizitorëve

Ky moment ka shënuar fundin e rikonstruksionit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër dhe rikthimin e saj tek besimtarët, por edhe vizitorët e shumtë që nuk do të mungojnë.
Për myftiun e Shkodrës, imam Muhamed Sytari, është një ëndërr që bëhet realitet, teksa për kryebashkiakun Benet beci, është një moment që na bën krenarë të gjithëve pasi i kthen dinjitetin këtij objekti unik në të gjithë Ballkanin.
I pranishëm në ceremoninë e përurimit, ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, vlerësoi investimin nga qeveria turke, i cili vjen në vazhdën e bashkëpunimit mes dy qeverive.
Xhamia e Plumbit është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri.
E ndërtuar në vitin 1773, ajo mori emrin “Xhamia e Plumbit” për shkak të mbulesës së saj me plumb, një element unik që i ka dhënë rezistencë dhe hijeshi.
Pas dëmeve të përsëritura nga përmbytjet dhe koha, ajo u restaurua falë një projekti të përbashkët të dy qeverive.