Përshtatën 3 ambiente për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

canabis banese bari

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Malësi të Madhe, të akuzuar për kultivim kanabisi. Sipas Policisë, dyshohet se ata kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit, policia zbuloi 1 banesë dhe 2 stalla në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve të kanabisit.

Janë ndalua edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe është proceduar penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Policia sekuestroi 771 bimë kanabis, 6 kg e 250 gramë lëndë narkotike, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.