Përroi i Oblikës – Ndonëse është pastruar disa herë, sërish vijon ndotja

Përroi i Oblikës, në Anën e Malit, të ofron pamjen e një landfilli mbeturinash.
Mbetje plastike dhe urbane depozitohen në të dhe pamja nuk është aspak e denjë për një zonë të tillë.
Nga ana tjetër, banorët nuk do t’ia dinë aspak për dëmin që i bëjnë mjedisit.
Gjendja ka mberritur deri aty sa rrezikon edhe argjinatura, e cila, ka pësuar dëmtime si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta ujore që derdhen në këtë perrua.
Kjo është një gjendje e trashëguar prej vitesh, por që asnjëherë nuk është vlerësuar seriozisht nga institucionet përgjegjëse, për një ndërhyrje tërësore për të rehabilituar këtë mjedis e për t’u shërbyer banorëve të zonës.
Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal.
Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar.