Përplasja në lumin e Shalës / Policia referon materialet në prokurori, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur kur një grup të rinjsh shqiptarë, që ndodheshin në zonë si turistë, janë përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë destinacion të njohur veror.
Sherri, që dyshohet se nisi pas një debati verbal, ka eskaluar në dhunë fizike ku janë përdorur mjete të forta.
-Ndërkaq, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan një 33 vjeçar, banues në fshatin Pepsumaj, pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj një familjari të tij.
-Ndërkohë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 33 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, janë hapur disa llogari false, me emrat dhe fotot e fëmijëve te saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëvë njofton policia.
-Po ashtu, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi një 19-vjecar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përmbysur në rrugë.
19-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
-Ndërkohë rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, një 47 vjecar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
