Përplasja e trenave në Spanjë, humbin jetën 21 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

trenave në Spanjë, hum

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe rreth 75 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje trenash në Spanjën jugore.

Një tren me shpejtësi të lartë, Iryo, që udhëtonte nga Malaga në Madrid doli nga shinat pranë Adamuz, duke kaluar në shinat e tjera ku u përplas me një tren që po vinte përballë. Operatori i rrjetit hekurudhor Adif tha se përplasja ndodhi rreth dhjetë minuta pasi treni u nis nga Malaga në orën 18:40 sipas kohës lokale (17:40 GMT) duke u drejtuar për në Madrid, pasi doli nga shinat në një pjesë të drejtë të binarit.

Treni i dytë, i operuar nga Renfe i financuar nga shteti, po udhëtonte me rreth 200 km/orë (124 mph) në momentin e përplasjes. Autoritetet thanë se edhe treni i dytë doli nga shinat dhe ra në një argjinaturë.

Katërqind pasagjerë dhe stafi ishin në të dy trenat. Të paktën 24 persona u plagosën rëndë në përplasje, përfshirë katër fëmijë.

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e përshkroi incidentin si “jashtëzakonisht të çuditshëm”, ndërsa zyrtarët nisën një hetim.

“Të gjithë ekspertët e hekurudhave të konsultuar nga qeveria “janë jashtëzakonisht të hutuar nga aksidenti. Forca e përplasjes i shtyu vagonët e trenit të dytë në një digë. Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve ishin në vagonët e përparmë të trenit të dytë. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Është “shumë e çuditshme” që një dalje nga shinat të ketë ndodhur në një pjesë të drejtë të binarit. Ky seksion i binarit u rinovua në maj”, deklaroi Puente.

Lloji i trenit të përfshirë në aksident ishte një Freccia 1000, i cili mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 400 km/orë (250 mph), tha për agjencinë e lajmeve Reuters një zëdhënës i kompanisë hekurudhore italiane Ferrovie dello Stato.

Ekipet e shpëtimit thanë se rrënojat e përdredhura të trenave e bënë të vështirë nxjerrjen e njerëzve të bllokuar brenda vagonëve.