Përmirësohet situata me valën e gripit në javën e 5-të, rreth 900 raste më pak

situata me valën e gripit

Në javën e pestë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie.

Grafiku i bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tregon se janë 891 raste më pak bazuar në hetimin epidemiologjik dhe konsultat me mjekët e familjes nga të gjitha qendrat shëndetësore në vend.

Prirja në kohë e infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme paraqet ulje për të gjitha grupmoshat krahasuar me një javë më parë.

Grupvirozat që qarkullojnë në vend prej disa javësh, siç janë nëntipi i virusit A, H3N2 si dhe gripi i tipit B janë manifestuar me temperaturë të lartë.

Më të prekurit kanë qenë fëmijët deri në 4 vjeç, ku dhe incidenca e infeksioneve respiratore ka qenë me e madhe. Më pak e prekur ka qenë grupmosha nga 14–44 vjeç.

Ajo që vihet re nga hetimi epidemiologjik në vend është se nuk kanë munguar rastet me varicelë apo sikundër njihet ndryshe “lia e dhenve”, ku kryeson Tirana me 17 raste.

Sikundër ishte parashikuar më herët nga mjekët dhe specialistët e shëndetit publik, kurba e valës ka nisur dishezën në këtë fillimshkurt, ndërsa vijon të bëhet thirrje për vaksininim falas ndaj gripit. 

Edhe pse është shënuar një ulje e lehtë e rasteve me virozat stinore, viruset vazhdojnë të qarkullojnë me të njëjtin intensitet të lartë.

ISHP-ja bën thirrje të vazhdueshme jo vetëm për vaksinimin, por edhe për kujdes të shtuar për sa i takon higjienës personale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.